Roma interesohet për Pedron

28 Janar 2020

Chelsea është e gatshme ta shesë Pedron në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi spanjoll nuk bën pjesë në planet e Frank Lampadit, andaj pritet të largohet qysh në këtë afat kalimtar.

Gianluca di Marzio raporton se Roma ka shfaqur interesim në Pedron, pasi edhe ky i fundit e dëshiron largimin nga Stamford Bridge.

Spanjolli nuk është i kënaqur me minutazhën te skuadra londineze e që po e kërkon largimin.

Lexo po ashtu: Pedro lidhet me një transferim në MLS

Në garë për Pedron thuhet se janë edhe skuadrat si, Inter Miami dhe Vissel Kobe, por që Giallorossët janë favorit.

Anësori që luan me të dyja këmbët mund të kërkojë transferimin te Roma, duket tentuar shansin e fundit që të luajë në nivele të larta. /Telegrafi/

www.telegrafi.com