Roma konfirmon lëndimin e rëndë të Zaniolos, italiani pritet të mungojë deri në shkurtin e 2021

08 Shtator 2020

Nicolo Zaniolo do të operohet nesër (e mërkurë), pasi testimet e fundit kanë treguar se lojtari ka këputur për herë të dytë këtë vit ligamentet e gjurit, ka konfirmuar klubi i Romës.

Pas lëndimit që kishte në janar ndaj Juventusit, mesfushori me tipare sulmuese u lëndua edhe ndaj Holandës në Ligën e Kombeve.

Lojtari do të operohet të mërkurën dhe me këtë rast do të dihet periudha e saktë se sa do të jetë ai jashtë fushave të blerta.

Por, gazetari i njohur nga SkySport, Fabrizio Romanio, ka thënë se lojtari nuk do të kthehet para shkurtit të 2021.

Kjo do të jetë një mungesë e madhe për klubin nga kryeqyteti italian, pasi Zaniolo është një nga lojtarët më të mirë në qarkullim për momentin. /Telegrafi/

Nicolo Zaniolo duke u larguar nga fusha i dëshpruar pas lëndimit (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com