Roma konsideron rikthimin e Montellas si trajner

30 Nëntor 2018
Roma konsideron rikthimin e Montellas si trajner

Roma mund ta kthejë Vincenzo Montellan nëse shkarkon Eusebio Di Francesco, pasi Paulo Sousa thuhet se është afër Southamptonit.

Giallorossët u kualifikuan për 1/16-tën e Ligës së Kampioneve të martën mbrëma, por ata humbën ndaj Real Madridit dhe u fishkëlluan nga tifozët pas ndeshjes.

Di Francesco besohet të jetë nën presion, dhe përballet me një ndeshje vendimtare me Interin në natën e së dielës.

Lexo po ashtu: Roma po mendon për zëvendësimin e Di Francescos – Sousa udhëheq, edhe disa emra interesant në listën e Monchit

Kështu, drejtuesit e klubit kryeqytetas janë duke shqyrtuar opsione të rëndësishme për zëvendësuesin e mundshëm të Di Francescos.

Di Francesco pritet të largohet nga Roma (Getty Images)

Sousa ka pranuar publikisht interesimin e tij për këtë punë, por ai duket se është afër të bëhet zëvendësues i Mark Hughes në Southampton.

Si rezultat, CalcioNews24 raporton se emri i Montellas ka dalë si një zëvendësim i mundshëm, përpara Roberto Donadoni dhe Antonio Contes, me të fundin që do të ishte shumë i shtrenjtë për klubin romak.

Montella shihet si opsion i parë për stolin e Romës (Getty Images)

Ish-sulmuesi Montalla fitoi Scudetton me Romën në vitin 2001 dhe është një trajner i lirë pasi u shkarkua nga Sevilla vitin e kaluar.

Montella filloi karrierën e tij si trajner me Romën, duke marrë përgjegjësinë për 16 ndeshje si kujdestar në vitin 2011, pastaj drejtoi edhe klube tjera si Catania, Fiorentina, Sampdoria dhe Milani. /Telegrafi/

www.telegrafi.com