Roma merr Sarrin dhe Higuainin nga Chelsea?

26 Mars 2019

Maurizio Sarri me shumë gjasa në verë do ta marr drejtimin e Romës, por me të do të vije edhe Gonzalo Higuain që është në huazim te Chelsea.

Corriere della Sera shkruan se Sarri te Roma është një mundësi që mund të realizohet, siç është edhe ajo që atij mund t’i bashkohet Higuain në Olimpico.

Lojtari i Juventusit ka shënuar vetëm tre gola për Chelsean që kur ka ardhur nga Milani në janar.

Gonzalo Higuain (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Dy kanë ardhur në një ndeshje ndaj Huddersfield Toën.

Megjithatë, gazeta thekson se sulmuesi do të ishte i kënaqur nëse do të qëndronte te Blues, të cilët kanë mundësi që ta blejnë atë për 36 milionë euro, ose ta zgjasin huazimin edhe një sezon.

Gonzalo Higuain e Maurizio Sarri. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Nga ana tjetër, ende nuk është e qartë nëse londinezët mund të bëjnë transferime këtë verë që po vije.

Ish sulmuesi i Napolit mund të zëvendësojë Edin Dzeko, i cili ka qenë i lidhur me një lëvizje te Interi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com