Roma ndalet në barazim nga Wolfsberg

03 Tetor 2019

Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 nga udhëtimi në Austri përballë skuadrës Wolfsberg.

Giallorosët në këtë takim ishin futur me një formacion të kombinuar të lojtarëve titullar dhe atyre rezervistë.

Trajneri Fonseca kishte pushuar portierin Pau Lopez, mbrojtësit, Smalling, Kolarov e Florenzi si dhe Edin Dzekon, Henrik Mkhitaryan e Veretout.

Gjithsesi edhe pse me një formacion të dytë, Roma arriti të kalonte e para në epërsi me golin e mbrojtësit italian Spinazzola në minutën e 27-të.

Me epërsinë e Giallorosëve 0-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit të cilët shpejtë gjetën rrugën e rrjetës.

Ishte mesfushori ofensivë Liendl që me një goditje të fuqishme nga distanca realizoi për 1-1.

Pas barazimit të rezultatit, dy ekipet kishin disa raste të mira shënimi, por rezultati mbeti i barabartë 1-1.

Kësisoj dy skuadrat vazhdojnë të kryesojnë në Grupin J me nga katër pikë dhe golaverazh të njëjtë 5:1.

Në ndeshjen e tretë Roma do të përballet me klubin gjerman Borussia Moenchegladbach, ndërsa Wolfsberg është mysafir i ekipit turk Istanbul Basaksehir. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan