Roma ndalet në barazim, por kualifikohet si e dyta nga Grupi J

12 Dhjetor 2019

Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 ndaj skuadrës austriake Wolfsberger, por që i ka mjaftuar për të kaluar tutje.

Ndeshja nisi mirë për vendasit që në minutën e gjashtë fituan penallti të cilën në gol e shndërroi sulmuesi argjentinas Diego Perotti.

Por gëzimi i vendasve zgjati vetëm tre minuta, pasi kapiteni Alessandro Florenzi realizoi autogol për tu barazuar shifrat në 1-1.

Nëntë minuta më vonë Roma përsëri shënoi, ku kësaj radhe Diego Perotti asistoi për mrekulli te Edin Dzeko që shënoi për 2-1.

Me këtë rezultat përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Në pjesën e dytë mysafirët befasuan duke shënuar gol me Weissman dhe duke barazuar rezultatin në 2-2.

Roma tentoi të shënonte golin e fitores, por nuk ia arritën një gjëje të tillë dhe u kualifikuan nga Grupi J nga pozita e dytë, pasi në të parën shkoi Bashakshehir. /Telegrafi/

www.telegrafi.com