Roma në emergjencë, “Corriere dello Sport” zbardhet planin për transferimin e Hysaj

10 Tetor 2019

Emergjenca totale me futbollistët anësor detyron Romën të futet menjëherë në merkato. Ky fillim sezoni i ekipit verdhekuq është shoqëruar me shumë dëmtime, mbi të gjitha në krahë, çka ka bërë që drejtuesit e klubit ti rikthehen shumë shpejt pistës Hysaj.

Hysaj1

Sipas “Corriere dello Sport”, dëmtimi i rëndë i Zappacostas ka bërë që Petrachi të lidhet dhe një herë më agjentin e Hysajt, Mario Guiffredi. Hysaj ishte një opsion edhe gjatë merkatos së verës por në fund drejtuesit e Romës preferuan të transferojnë Zappacostan, kjo e kushtëzuar edhe nga refuzimet e vazhdueshme të De Laurentiis. Roma pretendon sërish që presidenti i Napolit të ul kërkesën e tij për Hysaj, nga 20 milion në 10 milion euro.

Hysaj2

Hysaj ka një kontratë me Napolin deri në vitin 2021 dhe nuk ka ndërmend ta rinovoj, fakt ky i konfirmuar pak ditë më parë nga agjenti i mbrojtësit shqiptar. Fonseca, trajneri i Romës, ka dhënë pëlqimin e tij për këtë transferim, Hysaj gjithashtu ka dhënë miratimin e tij, mbetet vetëm që palët, Roma dhe Napoli, të arrijnë akordin ekonomik për të vënë në jetë këtë transferim.
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan