Roma në finale? Italianët: Mrekullia që vjen për pesë arsye

Futbolli është i paparashikueshëm, ndaj edhe është i bukur. Të gjithë kanë parë një mrekulli kur Roma përmbysi Barcelonën dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Champions League. Për të siguruar një biletë për në Kiev duhet të ndodhë sërish një mrekulli dhe në Itali i japin pesë arsye Romës pse duhet të besojë në kualifikimin, edhe pse në ndeshjen e parë u mundën me rezultatin 5-2 në “Anfield”. Gjithçka, sipas “Sportmediaset”, nis me Dzeko-n, për të vijuar me “fortesën Olimpico”, tifozët, mbrojtja e kundërshtari dhe ajo që ndodhi me Barcelonën.

DZEKO
Ashtu si në Barcelonë, Dzeko shënoi sërish një gol me shumë vlera ndaj anglezëve, duke konfirmuar klasin e tij në Europë. Në Champions ai ka realizuar 7 gola dhe ka asistuar tre herë. Boshnjaku numëron katër gola në katër ndeshjet e fundit: ndaj Shakhtar, Barcelonës (2 ndeshje) dhe Liverpool-it. kështu që për Di Francesco-n nuk ka aspak probleme përpara, pasi Dzeko në një mënyrë ose tjetër shënon dhe është vendimtar.

FAKTORI OLIMPICO
Roma kë ardhur deri në këtë fazë të Champions League duke e shfrytëzuar maksimalisht faktorin fushë. De Rossi me shokë nuk kanë humbur asnjë ndeshje në shtëpi, teksa kanë triumfuar katër herë dhe barazuar në ndeshjen e parë kundër Atletico Madrid. Më e veçanta është se ata nuk pësuar asnjë gol në ndeshjet brenda. Roma ka bërë që të bëjnë një figurë të keqe klube si Chelsea dhe Barcelona, duke i mundur me rezultatin 3-0.

MBËSHTETJA E TIFOZËVE
Dy golat e shënuar në fund në ndeshjen e parë me Liverpool mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm. Stadiumi “Olimpico” do të jetë i mbushur plot tifozët do tentojnë ta kthejnë në një “gropë” ku edhe Messi u trondit. Ashtu si kundër Barcelonës, tifozët duhet të jenë lojtari i 12-të në fushë, Misioni është i pamundur, për ëndrra e hakmarrjes për finalen Champions League-s së humbur në vitin 1984 mbetet prezente te verdhekuqtë.

MBROJTJA E LIVERPOOL
Dhjetë minuta e fundit në “Anfield” kanë zbuluar edhe të metat e makinerisë së golave të Klopp. Në mbrojtjen e tyre vetëm Van Dijk ofron siguri, ndërsa pjesa tjetër “çalon”.Portieri Kariu është konfirmuar si një që gabon dhe nuk përcjell qetësinë e duhur te shokët e skuadrës. Për Lovren duhet të shihet goli i Dzeko, ndërkohë që Alexander-Arnold dhe Robertson janë të mirë në aspektin sulmues, ndërsa në prapavijë lënë hapësira.

PËRMBYSJA ME BARCELONËN
Roma e di se mund të bëjë mrekulli dhe e fundit është e freskët, pasi ka ndodhur vetëm 20 ditë më parë. Rikthehemi pas te ndeshja me Barcelonën, që përfundoi 4-1 e para, dhe më pas në ndeshjen e dytë dukej gjithçka si një lojë fëmijësh dhe falë golave të Dzeko, De Rossi dhe Manols u kompletua mrekullia. Nga atëherë, Roma është më lart dhe me 2 maj do të kenë mundësinë të shkojnë në finale, sigurisht me një tjetër mrekulli, nëse e realizojnë./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan