Roma-Porto: Formacionet e mundshme, Mirante në portë

12 Shkurt 2019

Të ëndërrosh nuk të kushton asgjë. Në fund të fundit, falë ëndrrave dhe punës së madhe javë pas jave Roma në sezonit e fundit arriti në një gjysmëfinale të papritur në Ligën e Kampionëve.

Kundërshtari i parë i skuadrës italiane në fazën e eliminimit direkt është Porto. Ndeshja e parë do të luhet në Olimpico dhe romakët janë favorit për të marr rezultat pozitiv.

Skuadra e Eusebio Di Francesco është duke u përballur me disa lëndime dhe nga kjo me shumë mundësi Robin Olsen nuk do të mbrojë në portë, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Roma (4-3-3): Mirante; Karsdorp, Fazio, Manolas, Kolarov; Pellegrini, De Rossi, Zaniolo; Florenzi, Dzeko, El Shaarawy.

Port (4-3-3): Casillas; Militao, Felipe, Pepe, Telles; Danilo Pereira, Herrera, Torres; Otavio, Soares, Brahimi.

Giallorossët u rendit e dyta në Grupin G me nëntë pikë, tre pikë më pak se Real Madridi në vendin e parë. Porto në anën tjetër i priu Grupit G me 16 pikë, ndjekur nga Schalke me 11. /Telegrafi/

⭐️ The Champions League is back! ⭐️

Ahead of #RomaPorto, here's every goal we scored in the group stage… #ASRoma pic.twitter.com/j8iA7HfmWW

— AS Roma English (@ASRomaEN) February 11, 2019

www.telegrafi.com