Roma vazhdon me fitore, triumfon ndaj Udineses

13 Prill 2019

Pas fitores ndaj Sampdorias, Roma arriti të fitojë edhe ndaj Udineses me rezultat 1-0 në Serie A.

Ishte një ndeshje me raste nga të dy anët, por në fund me pak fat fituan vendasit.

Rastin e parë për gol e patën mysafirët, ishte Ronaldo Mandragora (3′) ai që rrezikoi portën e Antonio Mirantes, por që ky i fundit bëri një pritje .

FORZA ROMA FACCI UN GOL! ???

#RomaUdinese 0⃣-0⃣ pic.twitter.com/J2O5tc5gf5

— AS Roma (@OfficialASRoma) April 13, 2019

Roma rrezikoi me Bryan Cristante (25′) dhe Patrik Schick (43′), por asnjëri nuk u tregua konkret para portës kundërshtare dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në fillim të pjesës së dytë më e mirë ishte Udine të cilët patën raste me anë të Stefano Okaks (49′) dhe Sebastian De Maios (58′).

DAJE EDIN! ⚽️ pic.twitter.com/gPG5wObXam

— AS Roma (@OfficialASRoma) April 13, 2019

Roma e mori lojën në dorë dhe ishte Edin Dzeko ai që i dha fitoren ekipit të tij me golin në minutën e 67-të pas asistimit nga Stephan El Shaarawy.

Pas kësaj fitore Roma renditet në vendin e katër me 54 pikë, ndërsa Udinese në vendin e 16-të me 32 pikë. Në xhiron e radhës skuadra romake do të përballet me Interin, ndërsa Udinese me Lazion. /Telegrafi/

www.telegrafi.com