Romagnoli dëshiron t'i qëndrojë besnik Milanit

24 Mars 2020

Alessio Romagnoli thuhet se do të nënshkruajë kontratën e re të ofruar nga Milani.

Kapiteni i Rossonerëve lidhet me një largim në këtë verë, derisa kërkohet nga Real Madridi, Barcelona, Atletico Madridi e Chelsea.

Por, sipas La Gazzetta dello Sport, 25-vjeçari do të vazhdojë t qëndrojë në San Siro, gjersa kontrata e tij skadon në vitin 2022.

Lexo po ashtu: Milani mund të mbetet pa kapiten, Romagnoli po ndiqet nga Chelsea dhe Real Madridi

Romagnoli ka siguruar drejtuesit të klubit se ai do të qëndrojë pjesë e skuadrës, mirëpo duhet të vendosen objektiva që realizohen.

Deri më tani, mbrojtësi qendror ka zhvilluar 181 paraqitje për Milanin, derisa ishte transferuar nga Roma në vitin 2015 për 25 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan