Romagnoli përfshihet në një aksident të rëndë

07 Dhjetor 2019

Alessio Romagnoli është përfshirë në një aksident me makinë, derisa dy persona kanë pasur nevojë që të dërgohen me urgjencë në spital.

Sipas Il Tempo, aksidenti ka ndodhur në qytetin e Milanos dhe kapiteni i Rossonerëve thuhet se ka mbetur i lënduar.

Raportohet se Romagnoli ishte duke shkuar në vizitë te familja e tij, derisa kishte humbur kontrollin në një veturë të llojit Smart.

Mbrojtësi italian kishte goditur fillimisht një makinë, për të përfunduar më pas në një mbështetëse të betonit.

Dy pasagjerët në makinën tjetër kanë mbetur të lënduar dhe kishin nevojë për të shkuar me urgjencë në spital.

Sipas mediave në Itali, këta dy persona kanë pësuar lëndime të rënda, por që Romagnoli ka kaluar me lëndime të lehta. /Telegrafi/

www.telegrafi.com