Romës i rrëshqet nga dora fitorja, barazon në shtëpi me Gladbachun

24 Tetor 2019

Roma nuk ka arritur të fitojë ndeshjen e xhiros së tretë në Ligën e Evropës.

Giallorosët kanë barazuar para adhuruesve të vet përballë skuadrës gjermane Borussia Moenchegladbach me rezultat 1-1.

Ishte talenti i madh italian, Nicolo Zaniolo që shënoi golin e vetëm në këtë takim për vendasit.

Ishte minuta e 32-të e ndeshjes kur Zaniolo realizoi me kokë pas asistimit të Veretout.

Kur pritej që Roma të marrte tri pikë të mëdha nga kjo sfidë, në minutën e 90+3, gjyqtari akordoi penallti për mysafirët.

Lars Stindl ishte i saktë nga pika e bardhë duke barazuar rezultatin në 1-1.

Pas tri ndeshjeve të para në Ligën e Evropës, Roma zë pozitën e parë në Grupin J me pesë pikë, ndërsa Gladbach mbetet në koutën e dy pikëve.

Në ndeshjen e ardhshme, përsëri dy skuadrat do të luajnë mes vete, por tani sfida do të zhvendoset në Gjermani. /Telegrafi/

www.telegrafi.com