Ronaldinho sqaron të vërtetën e martesës me dy gra

Në Brazil lajmi se ikona e futbollit Ronaldinho do të martohej me jo një, por me dy gra bëri që të gjithë të komentonin. Sipas medieve vendase, 38 vjeçari do të lidhte kurorë në muajin gusht me Priscilla Coelho-n dhe Beatriz Souza-n, me të cilat kishte një jetë në harmoni të plotë. Të tre jetojnë bashkë prej disa muajsh.

Dinho ishte në Zonën Perëndimore të qytetit dhe i pyetur për çështjen e dasmës u përgjigj: “E gjithë bota po më telefonon. Unë nuk do të martohem. Kjo është gënjeshtra më e madhe”, tha ai.

Të tre provuan të jetonin së bashku dhe që prej dhjetorit u zhvendosën në vilën e Ronaldinho-s në Rio de Janeiro. Ronaldinho nisi të dilte me Beatriz në 2016, por e vazhdoi marrëdhënien e tij me Priscilla-n që nisën disa vite më parë.

Të dyja vajzat marrin një pagesë prej 2 mijë eurosh që t’i shpenzojnë si ato duan. Ronaldinho tregohet i drejtë me 2 të fejuarat. Ai u blen atyre të njëjtat dhurata, madje edhe parfumin ua blen të njëjtë.

E motra e lojtarit, Deisi është kundër lidhjes poligame të të vëllait dhe ajo nuk do të marrë pjesë në dasmë. Por shumë personazhe të njohura të vendit do të marrin. Ronaldinho ka vendosur të merret me politikë, por zgjedhja e tij për t’u martuar me dy femra, mund të ndikojë në opinionin publik, tepër konservator. /EDS/

***********************************

 

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

 

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan