Ronaldinho zgjedh formacionin e ëndrrave në Ligën e Kampionëve, lë jashtë CR7

01 Prill 2020

Legjenda braziliane, Ronaldinho ka zgjedhur 11 lojtarët më të mirë që kanë luajtur në Ligën e Kampionëve, duke formuar një formacion ëndrrash.

Ronaldinho ka festuar ditëlindjen e tij të 40-të para disa ditësh.

Kjo ditëlindje e ka gjetur atë në burg shkaku i pasaportave të falsifikuara të shtetit të Paraguait.

Lexo po ashtu: Ronaldinho arrestohet në Paraguai pas pretendimeve për pasaportë të rreme

Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar atë të formojë formacionin e ëndrrave me lojtarët që kanë luajtur në Ligën e Kampionëve, përcjell Telegrafi.

Në portë, Ronaldinho ka zgjedhur italianin Gianluigi Buffon, ndërsa mbrojtja formohet nga: Cafu, Paolo Maldini, John Terry dhe Roberto Carlos.

Në mesfushë, legjenda braziliane ka zgjedhur dyshen Clude Makelele dhe Frank Lampard, ndërsa para tyre bashkëkombësin Leite Kaka.

Lexo po ashtu: Pele: Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, unë më i miri në histori

Sulmi i Ronaldinhos përbëhet nga Lionel Messi në të djathtë, Thierry Henry në ta majtë dhe fenomeni Ronaldo në qendër të sulmi.

Befasia e madhe e këtij formacioni është se Ronaldinho ka vendosur të lë jashtë yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili ka të fituar pesë trofe të kësaj gare.

/Telegrafi/

www.telegrafi.com