Ronaldo barazon rekordin e Maldinit në Ligën e Kampionëve

06 Nëntor 2019

Cristiano Ronaldo ka barazuar rekordin e Paolo Maldinit me 174 paraqitje në garën e klubeve në UEFA, kështu që tani është i dyti vetëm pas Iker Casillasit me 188.

Ylli i Juventusit ka startuar kundër Lokomotiv Moskës, në ndeshjen që Zonja e Vjetër e fitoi 1-2.

Kjo paraqitje Ronaldos është e 174 -të ndeshje konkurruese në UEFA për klube, duke e lejuar atë që ta barazojë rekordin e legjendës së Rossonerëve.

Paolo Maldini

Kjo do të thotë se portugezi është lojtari i vetëm që ka marrë pjesë në më së shumti ndeshje të garës më të madhe për klube në Evropë, vetëm pas ish-bashkëlojtarit të tij që ka 188 paraqitje.

Lexo po ashtu: Costa tregon se si me ardhjen e Ronaldos ka ndryshuar pesha e tyre trupore

Ronaldo luajti në Ligën e Kampionëve, Kupën e UEFA-s dhe Superkupën Evropiane për Sporting Lisbonën, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe tani me Juventusin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan