Ronaldo ”braktis” Portugalinë, reagon trajneri

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuarës kombëtare të Portugalisë për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Italisë, pasi nuk mendon se është ende i gatshëm që të japë maksimumin edhe për klubin edhe për pëfaqësuesen.

Nuk ëshë hera e parë që një lojtar i këtij niveli vetëpërjashtohet nga skuadra, por pavarësisht se Portugalia u largua në mënyrë zhgënjyese nga Botërori dhe i duhet të gjejë shpejt rezultate të mira, trajneri Fernando Santos nuk i mban mëri kapitenit të tij.

Sigurisht ndeshja me Kroacinë nënkampione të botës është vetëm një miqësore, por ajo e të hënës kundër Italisë është e vlefshme për Ligën e Kombeve. Por 33-vjeçari duket se e ka ndarë mendjen dhe do të kufizojë gjithnjë e më shumë paraqitjet e tij me përfaqësuesen në mënyrë që të jetë më i dobishëm për Juventusin.

I pyetur mbi këtë vendim të lojtarit, trajneri Fernando Santos, praktikisht pranoi se nuk kishte çfarë të bënte tjetër veç se të miratonte vendimin që kishte marrë vetë Ronaldo. “Pasi fola me lojtarin dhe pasi ai u transferua te Juventus, ramë dakord që i duhet një kohë e caktuar për t’u përshtatur. Kështu që e kuptojmë që është më mirë për të që të mos jetë i pranishëm në këto dy takime”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan