Ronaldo flet pas shortit në Ligën e Kampionëve: Atletico është kundërshtar i fortë, në këtë garë nuk ka favorit

29 Gusht 2019

Në Monaco të Francës është hedhur shorti për edicionin e ri në Ligën e Kampionëve.

Ky short ka rezervuar shumë përballje të forta, ku njëra nga to do të jetë edhe ajo mes Atletico Madridit dhe Juventusit.

Dy gjigantët evropian do të jenë pjesë e Grupit D së bashku me Bayer Leverkusenin dhe Lokomotivën e Moskës.

E për shortin ka folur edhe ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

“Do luajmë sërish me ta, Atletico është një skuadër shumë e mirë. Kam kaluar shumë vite te Reali dhe i njoh mirë. Shpresoj që mos të më ofendojnë sërish në stadium me gjëra që nuk kanë lidhje me sportin, por duke hequr këto, besoj se do jetë një ndeshje e luftuar. Atletico ka një ekip dhe trajner të madh”, deklaroi Ronaldo.

🗣 @Cristiano: «Sono fiducioso e non vedo l’ora»

Parla #CR7 ➡️ https://t.co/PyVoTF4zrm #UCLdraw #ForzaJuve pic.twitter.com/TA1ns3aJdL

— JuventusFC (@juventusfc) August 29, 2019

Ylli portugez tha se shpreson që ky vit të jetë i Juventusit dhe se Zonja e Vjetër ta fitojë këtë garë.

“Të gjithë skuadrat përforcohen që të fitojnë. Shpresoj që ky të jetë viti i Juventusit, por është turneu më i vështirë për t’u fituar”, u shpreh Ronaldo.

Krejt në fund Ronaldo deklaroi se në këtë turne nuk ka ndonjë skuadër favorite.

⭐️ UFFICIALE | I nostri avversari nel gruppo D di @ChampionsLeague saranno @Atleti, @bayer04fussball e @fclokomotiv.#UCLdraw #LiveAhead pic.twitter.com/jl3WGq1tmy

— JuventusFC (@juventusfc) August 29, 2019

“Në këtë turne nuk fiton gjithnjë ekipi favorit. Barca pritej të fitonte vjet, dhe humbi me katër gola në Anfield. Ne pritej të kalonim, dhe u mundëm nga Ajaxi. Edhe Reali bëri të njëjtën gjë. Është një garë e vështirë. Shpresoj që të jetë viti ynë”, përfundoi portugezi.

Ndeshja e parë do të luhet mes Atleticos dhe Juventusit më 17 shtator. /Telegrafi/

www.telegrafi.com