Ronaldo i pagabueshëm, Juvja triumfon në derbin e Torinos

17 Dhjetor 2018
Ronaldo i pagabueshëm, Juvja triumfon në derbin e Torinos

Juventusi ia doli të fitonte derbin e Torinos në javën e 16-të në Seria A, por polemikat vazhdojnë edhe në këtë ndeshje.

Ronaldo shënoi golin e fitores, në minutën e 70-të, pas një gafe të Simone Zazas, që riktheu topin te portieri, dhe aty u gjend Manxukiç, i cili fitoi edhe penalltinë.

Polemikat ishin pikërisht për një rast nga Zaza, në minutën e 54-t, ku ish-i i Juves u ndal me faull në zonë, por as arbitri dhe as VAR-i nuk e panë këtë rast.

Juvja vazhdon me 3 pikëshat, dhe tashmë gjendet në kuotën e 46 pikëve, 11 më shumë se Napoli që luan nesër ndaj Kaljarit.

www.balkanweb.com