Ronaldo i realizon ëndrrën 10-vjeçarit që vuan nga tumori në tru

15 Maj 2019

Cristiano Ronaldo i ka realizuar ëndrrën një 10-vjeçari që ishte diagnostikuar më tumor në tru, gjatë një vizite speciale që bëri në një spital në Torino.

Joseph nga Bristoli ishte diagnostikuar me tumor në tru kur ai ishte vetëm katër vjeçar dhe i ishte bërë me dije se ai duhej të qëndronte në një tretman rregullativ.

I riu është një tifoz i madh i Cristiano Ronaldos, ndërsa ky i fundit ka shkuar në qendrën ‘Rays of Sunshine’, për t’i bërë befasi 10-vjeçarit që vuan nga sëmundja e rëndë.

Thanks to @Cristiano for helping us grant Joseph’s #wish ? Joseph & his family were invited to Turin, Italy, where they were taken to meet his idol & enjoy an exclusive tour of @juventusfcen ⚽️Thanks to @Pitch_Intl who worked with Cristiano to turn this wish into reality! ? pic.twitter.com/SYvQAJOKMm

— Rays of Sunshine (@RaysofSunshine) May 13, 2019

Joseph është takuar me pesë herë fituesin e Topit të Artë, ku  pas kanë shkuar në qendrën stërvitore të Juventusit në Torino, duke bërë poashtu edhe një shëtitje të gjatë nëpër të gjithë kampin.

Nëna e e 10-vjeçarit e ka falënderuar Ronaldon për këtë vizitë, duke thënë se i ka realizuar ëndrrën djalit të saj dhe një motiv shtesë që të luftojë me sëmundjen e tij.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo

“Wow, wow, wow! Nuk mund të të falënderojmë sa duhet për atë se çfarë ke bërë për djalin tonë. Cristiano i ka dhënë edhe më shumë vetëbesim dhe forcë që të përballet me sëmundjen. Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar nëna e Joseph. /Telegrafi/

www.telegrafi.com