Ronaldo ishte i pakënaqur me vendimin e Sarrit që të zëvendësohej – kjo gjë nuk i ka ndodhur portugezit nga viti 2016

06 Nëntor 2019

Juventusi ka fituar me shumë vështirësi ndaj Lokomotivës së Moskës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër fitoi 2-1 me golin e shënuar nga Douglas Costa në sekondat e fundit të ndeshjes, duke e kaluar kështu grupin.

Një nga episodet më të diskutueshme të ndeshjes ishte zëvendësimi i Cristiano Ronaldos dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes.

Hera e fundit që portugezi është larguar nga fusha ka qenë më 17 shkurt të vitit 2016, kur Real Madridi sfidonte Romën.

Lexo po ashtu: Ronaldo barazon rekordin e Maldinit në Ligën e Kampionëve

Në atë rast Ronaldo, doli nga fusha në minutën e 89-të, duke i lënë vendin Casemiros, ndërkohë që rezultati ishte 2-0.

Portugezi nuk e priti aspak mirë zëvendësimin mbrëmjen e sotme, duke i thënë trajnerit që nuk donte të dilte në atë pikë të ndeshjes. /Telegrafi/

www.telegrafi.com