Ronaldo: Juventusi më jep mundësi të fitoj, mund të triumfojmë në Ligën e Kampionëve

06 Shkurt 2020

Cristiano Ronaldo ka thënë se Juventus ka gjasa të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve me ekipin aktual.

Sulmues 35-vjeçar ka shënuar 22 gola në 28 ndeshje dhe qëllimi i tij është të shtojë dhe një trofe titull të Ligës së Kampionëve, pasi aktualisht ka fituar pesë të tillë.

“Të luaj në Juventus më jep mundësinë që ta fitoj përsëri. Ne e dimë që është e vështirë, varet nga shumë faktorë, por është e mundur sepse kemi një ekip të mirë”.

Cristiano Ronaldo . (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images)

“Ne duhet të bëjmë nga një hap duke shkuar përpara”, ka thënë ai për Canal 11.

Pasi festoi ditëlindjen e tij të 35-të ditën e djeshme, portugezi e pranon se kurrë nuk ka menduar që do të bëhej kaq i suksesshëm.

“Mendoja se do të peshkoja në Madeira. Doja të bëhesha futbollist, por kurrë nuk kam menduar të fitoj gjithçka që kam fituar”.

Cristiano Ronaldo te Juventus. (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images)

Ronaldo edhe një herë e pranoi se goditja e bujshme e gërshërë kundër Juventusit në Allianz Stadium ishte “më e vështira” që ai kishte shënuar në karrierën e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com