Ronaldo kurorëzohet ” Mbreti” i Instagramit

29 Tetor 2018

Cristiano Ronaldo është shndërruar në Mbretin e Instagramit këtë të hënë, pasi ka zbritur nga froni këngëtaren amerikane Selena Gomez. Superylli i Juventusit numëron 144 309 204 ndjekës në llogarinë e tij në rrjetin social, ndërsa Gomez qëndron ka 144 309 204. Shifra të ngushta që mund edhe të përmbysen në të ardhmen.

Ronaldo publikon rregullisht në profilin e tij, deri tani ka realizuar 2380 postime. Ndërsa Gomez ësht ëmë pak aktive, me vetëm 1468 postime, më i fundit një muaj më parë. Këngëtarja ka deklaruar se do të marrë “pushimet” për pak kohë nga rrjetet sociale dhe ndoshta kjo ka bërë që portugezi të dalë në vend të parë. Por edhe transferimi te Juventus ka ndikuar, pasi qindra mijëra ndjekës të skuadrës italiane në të gjithë botën kanë nisur të ndjekin edhe Ronaldon.

Selene Gomez e mbante vendin e parë që prej vitit 2016 kur kaloi në renditje këngëtaren tjetër Ariana Grande. Kjo e fundit renditet e treta tashmë, me mbi 132 milionë ndjekës, ndërsa në vend të katërt është Kim Kardashian me mbi 119 milionë ndjekës./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan