Ronaldo mahnit me formën e tij në stërvitje te Juventusi – madje qëllon saktë me këmbë edhe në kosh të basketbollit

26 Maj 2020

Cristiano Ronaldo po tregon dita e ditës se efekti i karantinës nuk ka ndikuar tek ai, pasi në stërvitjet e Juventusi po shfaq formë të lartë.,

Ylli portugez para pak ditësh është rikthyer në Torino, derisa kishte qëndruar në vetëizolim në Madeira.

35-vjeçari është duke u përgatitur së bashku me bashkëlojtarët e tij që të rikthehen të luajnë futboll në Serie A, derisa 13 qershori shihet si datë e mundshme.

Gjatë praktikave në stërvitje te Zonja e Vjetër, CR7 ka treguar edhe një herë aftësitë e tij me topin, por kësaj radhe në stil të veçantë.

Ronaldo arriti të shënonte me këmbën e tij në koshin e vendosur në stërvitjet e kampionit nga Serie A, e që ajo video natyrisht se po bën bujë në internete./Telegrafi/

View this post on Instagram

As easy as you like, @cristiano! 😳🏀 #FinoAllaFine #ForzaJuve #Cristiano #Basketball

A post shared by Juventus Football Club (@juventus) on May 25, 2020 at 12:15pm PDT

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com