Ronaldo me dy golat e tij ia fiton tri pikë Juventusit ndaj Parmas

19 Janar 2020

Juventusi ka fituar 2-1 ndaj Parmës në kuadër të javës së 20-të në Serie A.

Zonja e Vjetër e dominoi pjesën e parë dhe për këtë u shpërblye me një gol të shënuar në minutën e 43-të nga Cristiano Ronaldo.

Pjesa e parë përfundoi me këtë gol të vetëm, ndërsa në të dytën u shënuan dy të tjerë.

Juventus vs Parma (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Parma arriti t’i barazonte shifrat me anĂ« tĂ« Andreas Cornelius qĂ« realizoi nĂ« minutĂ«n e 55-tĂ«, e qĂ« u shĂ«rbye mjaftĂ« mirĂ« nga Matteo Scozzarella.

Por, ylli portugez (58’) u shfaq edhe njĂ« herĂ« nĂ« listĂ«n e golashĂ«nuesve, pas njĂ« asistimi tĂ« bukur nga Paulo Dybala, pĂ«r ta rikthyer kĂ«shtu epĂ«rsinĂ«.

Juventus vs Parma (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të takimit, të dyja skuadrat kishin shanse të mira për gol, mirëpo i shpërdoruan ato.

Pas javës së 20-të, Juventusi është lider i vetëm me 51 pikë, katër më shumë se Interi në të dytin.

Zonja e VjetĂ«r fillimisht do tĂ« pĂ«rballet nĂ« mes javĂ« me RomĂ«n nĂ« KupĂ«n e ItalisĂ«, ndĂ«rsa nĂ« xhiron e 21-tĂ« do t’i shkojĂ« Napolit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com