Ronaldo ndihet i bllokuar, por e ka një zgjidhje

Cristiano Ronaldo ndihet i “bllokuar” te Real Madrid. Ylli portugez nuk po arrin të gjejë rrjetën në kampionat. Ky sezon ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për të. Kartoni i kuq që e mori në fillim të La Liga-s, që e la 5 ndeshje jashtë, mund të quhet “tersi” i këtij viti për 32-vjeçarin. Sulmuesi e ka pasur të vështirë që të gjejë rrjetën këtë sezon, ku ka arritur të shënojë vetëm 4 gola në 19 javë kampionat.

Mediat spanjolle shkruajnë se CR7-a dëshiron që të largohet nga “Santiago Bernabeu” edhe pse ka kërkuar rritje rrogë. Presidenti Perez, akoma nuk ia ka plotësuar dëshirën, pasi është i interesuar që të afrojë në skuadër sulmuesin e Inter, Mauro Icardi.

E përditshmja iberike, “Mundo Deportivo” shkruan se PSG dhe Manchester United, janë dy ekipet të cilat mund të blejnë kartonin e lojtarit. Shanset më të larta i kanë “Djajtë e kuq”, pasi kapiteni i luzitanëve ka shprehur dëshirën që të kthehet te ish-ekipi i tij në “Old Trafford”.

Ka disa arsye që çojnë Cristiano-n larg nga Bernabeu. Së pari, vetë lojtari ka theksuar se është i nervozuar me drejtësinë në Spanjë, pasi e akuzuan për evazion fiskal. Së dyti, problemet e shumta që e kanë përfshirë muajt e fundit, me mungesën e golave dhe kritikat e tifozëve. Së treti, edhe fakti që Perez akoma nuk e ka pranuar kërkesën e tij, për t’ia rritur rrogën. Ronaldo beson se presidenti nuk do ti paguajë atë që ai kërkon dhe as nuk do t’ia ulë klauzolën për t’ia lehtësuar largimin nga Reali.

Këto shkaqe e bëjnë lojtarin që të ndihet i irrituar, i mërzitur dhe totalisht i bllokuar. E vetmja zgjidhje që mund t’ia lehtësojë problemet portugezit është ndonjë ofertë e majme nga Kina, pasi mundësia për të luajtur te PSG është e largët, ashtu sikurse kthimi te United për momentin është tepër i komplikuar. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan