Ronaldo në kërkim të gruas që e ushqeu kur ishte fëmijë

18 Shtator 2019

Cristiano Ronaldo ka lansuar një fushatë në kërkim të një gruaje me emrin Edna që punon në McDonald’s, pasi e kishte ushqyer me hamburger kur ishte fëmijë.

Lojtari 34-vjeçar iu bashkua Piers Morganit në një intervistë natën e kaluar për të treguar pak nga e kaluara e tij që ishte aspak e lehtë.

Pesë herë fituesi i Topit të artë ka zbuluar se kur ishte fëmijë ishte shumë i uritur dhe që e kishte lutur një grua me emrin Edna që t’i ofronte një hamburger nga McDonald’s.

“Ishim pak të uritur. Ne kishim McDonald’s afër stadiumit dhe ne trokitëm në derë që t’i kërkonim një hamburger”, ka zbuluar Ronaldo.

Lexo po ashtu: Ronaldo: Isha afër transferimit te Arsenali

“Aty ishte gjithmonë një grua me emrin Edna dhe dy vajza të tjera. Unë asnjëherë nuk kam arritur t’i gjejë ato”, ka shtuar më tej ylli i Juventusit.

Ronaldo ka zbuluar se restoranti është i mbyllur, por që i pyet në vazhdimësi njerëzit në Portugali për Ednan. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan