Ronaldo: Nuk kam nevojë për para, dua historinë me Juventusin

13 Gusht 2019

Sezoni i ri po afron dhe Cristiano Ronaldo dëshiron ta arrijë synimin e madh të Juventusi, fitoren në Ligën e Kampionëve.

Portugezi zbuloi për DAZN se për çfarë punon, duke treguar se më në ka nevojë për para, po për një vend në histori

“Angazhohem gjithnjë për të fituar. Së pari, trofetë me skuadrën time, sepse ato do të më çojnë drejt çmimeve individuale. Dhe pastaj puna, jeta e përditshme”.

Cristiano Ronaldo duke festuar . (Photo by Yifan Ding/Getty Images)

“Zgjohesh çdo ditë për t’u stërvitur me qëllimin për të arritur diçka dhe jo vetëm për të fituar para. Për para nuk kam më nevojë falë Zotit”.

“Unë dua të fitoj vendin tim në historinë e futbollit, duke fituar gjithnjë e më shumë”.

Ronaldo . (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images)

“Por sigurisht që dua të bëj historinë edhe me Juventusin, sepse erdha këtu për sfida të reja dhe dua ta plotësoj edhe këtë objektiv të radhës që i kam vënë vetes, por që dua ta ndaj edhe me tifozët tanë”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/ 

www.telegrafi.com