Ronaldo nuk ndalet, shënon edhe ndaj Romës

22 Janar 2020

Cristiano Ronaldo ka vazhduar me formë të mirë, duke shënuar edhe në Kupën e Italisë ndaj Romës.

Portugezi mori një top nga e djathta dhe e përdori shpejtësinë e tij për tu futur në zonë dhe me një goditje të fortë me ta majtën shënoi për 1-0.

Ky gol erdhi në minutën e 26-të, që e zhbllokoi edhe ndeshjen.

GOAL DE CRISTIANO RONALDO HES UNBELIEVABLE pic.twitter.com/5iWjhVODhe

— TC. (fan) (@TotalCristiano) January 22, 2020

Juventusi dhe Ronaldo kanë treguar formë të mirë këtë vit, duke i rreshtuar fitoret.

Fituesi në këtë takim kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com