Ronaldo: Rivaliteti me Messin më ka bërë lojtar më të mirë, do të darkoja me të

22 Gusht 2019

Cristiano Ronaldo ka pranuar që të dy ai dhe Lionel Messi kanë përfituar nga rivaliteti i tyre i gjatë, duke thënë se argjentinasi e ka bërë atë më të mirë.  

Ronaldo dhe Messi kanë qenë në krye të futbollit për më shumë se një dekadë, duke fituar 10 Topa të Artë radhazi së bashku, derisa Luka Modric të ndalonte dominimin e tyre vitin e kaluar.

Dyshja ishin gjithashtu kryesorët e La Ligës për gati një dekadë, me Ronaldon që luajti për Real Madrid midis 2009 dhe 2018 para se të bënte transferimin e tij te Juventus.

Lexo po ashtu: Super-kompjuteri i jep fund debatit se kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo

Kjo kohë e kaluar së bashku në Spanjë ka bërë që rivaliteti i tyre të jetë shumë i madh për tituj ekipor dhe individual duke dhuruar një rivalitet të nxehtë, por Ronaldo thotë se ka shumë admirim mes të dyve dhe beson se të dy lojtarët e kuptojnë që ata kanë ndihmuar njëri-tjetrin të arrijnë majat e futbollit.

“Me të vërtetë e admiroj karrierën që ai ka pasur deri më tani, dhe nga ana e tij, ai tashmë ka thënë se ai kishte probleme kur u largova nga kampionati spanjoll, sepse është një rivalitet që ai e vlerëson”, ka thënë fillimisht Ronaldo për TVI.

“Është një rivalitet i mirë që ekziston në futboll, por kjo nuk bën përjashtim. Michael Jordan kishte rivalë në basketboll, Ayrton Senna dhe Alain Prost ishin rivalë të shkëlqyeshëm në Formula 1, e vetmja pikë e përbashkët midis të gjitha rivaliteteve të mëdha në sport është se ata janë të shëndetshëm”.

“Messi më bën një lojtar më të mirë dhe anasjelltas”.

Lexo po ashtu: Ronaldo paralajmëron pensionimin: Mund ta lë futbollin vitin e ardhshëm

“Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme profesionale me Messin sepse ne kemi ndarë të njëjtat momente për 15 vjet”.

“Kurrë nuk kam darkuar me të, por pse jo në të ardhmen? Unë nuk do të kisha problem ta bëja atë”, përfundoi ylli i Juventusit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com