Ronaldo rrezikon të humbasë ndeshjen ndaj United

Cristiano Roanaldo mund të humbasë ndeshjen ndaj Manchester United që do të luhet në “Old Trafford”, pas kartonit të kuq që mori mbrëmjen e djeshme në “Mestalla”. Sulmuesi portugez u ndëshkua pas sjelljes impulsive që lojtari tregoi ndaj mbrojtësi të Valencias, Jeison Murillos.

Ky ishte kartoni i parë i kuq që 33-vjeçari merr në Ligën e Kampionëve. Ai doli nga loja i përlotur pasi nuk mund të besonte që akordoi i akordoi një të tillë. E përveç kësaj ai rrezikon që të ndëshkohet një deri në tri ndeshje.

Ronaldo padyshim që do të humbasë sfidën e radhës që “Zonja e Vjetër” do të zhvillojë më 2 tetor ndaj Young Boys. Këta të fundit u mundëm 0-3 në shtëpi nga “Djajtë e kuq” të Jose Mourinhos. Gjithashtu ai mund të humbasë edhe ndeshjen ndaj United, më 23 tetor dhe atë të kthimit në Torino më 7 nëntor. Portugezi nuk mund të paraqesë një ankesë kundër kartonit të kuq që mori në “Mestalla” në minutën e 29-të të takimit. Ai u revoltua pasi lojtari i Valencias, Murillo qëndroi i shtrirë në tokë duke ‘teatruar’. CR7-ta iu afrua dhe e kapi për flokësh ndërsa 24-vjeçari u ngrit menjëherë në këmbë për t’u përballur me portugezin.

Pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë”, u drejtua drejt dhomës së zhveshjes menjëherë i përlotur, ndërkohë që trajneri Allegri iu afrua ta ngushëllonte.

Ish-futbollisti i Manchester United, Rio Ferdinand tha për BT Sport se Cristiano mund ta apelojë këtë vendim dhe mund të mungojë vetëm në ndeshjen e radhës dhe jo në tri prej tyre.

“Unë mendoj se ai mund t’a apelojë, ai nuk do të luajë në ndeshjen e radhës, jo në tri ndeshje”- tha anglezi.

Por, nga ana tjetër Paul Scholes tha të kundërten.

“Ai nuk mund ta apelojë këtë vendim. Është e vështirë për t’u ankuar. Duket sikur ai ka goditur dhe ngriti bërrylin e majtë”.

Pavarësisht se Juve luajti me një lojtar më pak pas minutës së 29-të, ia doli që të gjente rrjetën dy herë me anë të Miralem Pjanic, i cili ekzekutoi me mjeshtëri dy penallti. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan