Ronaldo shkaku i dëmtimit nuk luan në miqësoren e Juventusit, mund ta humb ndeshjen ndaj Parmas

14 Gusht 2019

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen stërvitore që zhvillohet në Villar Perosa, pronë e familjes Agnelli, ku ekipi i parë i Juventusit, luan ndaj atij U 23.   

Juve po përgatitet për sezonin e ri në Serie A , që fillon kundër Parmas më 24 gusht.

Ndeshja mes vete është e fundit për Maurizio Sarrin para se të nis kampionati.

Minuto 13 – Il gol con cui la Juventus A si porta in vantaggio: calcio di rigore di @PauDybala_JR ⚽️#VillarPerosa pic.twitter.com/2AEhG3LAgp

— JuventusFC (@juventusfc) August 14, 2019

Klubi ka njoftuar se Ronaldo do të jetë i pranishëm sot në Villar Perosa, por nuk do të marrë pjesë në ndeshje, për shkak të një lodhjeje të lehtë në këmbën e majtë. Në ditët në vijim ai do të kryejë aktivitete të diferencuara.

.@Cristiano Ronaldo sarà presente oggi a #VillarPerosa, ma non parteciperà alla partitella a causa di un lieve affaticamento all’adduttore sinistro. Nei prossimi giorni svolgerà attività differenziata. pic.twitter.com/eGp2rv6DOa

— JuventusFC (@juventusfc) August 14, 2019

Ronaldo ka qenë në formë të mirë për Juventusin para fillimit të sezonit dhe ende nuk dihet se a do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë.

Ai ka shënuar ndaj Interit dhe Tottenhamit në ndeshjet parasezonale. /Telegrafi/

www.telegrafi.com