Ronaldo thuhet se e do transferimin e Iscos te Juventusi

14 Tetor 2019

Isco Alarcon dëshiron të largohet nga real Madridi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori spanjoll nuk po e bind Zinedine Zidanen qĂ« t’i jap mĂ« shumĂ« minutazh, andaj nĂ« afatin e dimrit e kĂ«rkon largimin nga Los Blancos.

Shumë klube evropiane janë të interesuar për Iscon, mirëpo në të ardhmen e tij mund të dikojë Cristiano Ronaldo, raporton Tuttosport.

Lexo po ashtu: Isco dëshiron të largohet nga Real Madridi

Ylli i Juventusit thuhet se e ka ftuar bashkĂ«lojtarin e tij te Real Madridi, Iscon t’i bashkangjitet atij te torinezĂ«t.

Mesfushori më parë është përfolur për një transferim te kampioni i Serie A dhe ndërsa bisedimet u zhvilluan në janarin e kaluar, ai kurrë nuk mori një ofertë konkrete. Kurse Isco ka mbetur jashtë ekipit standard mund të largohet së shpejti. /Telegrafi/

www.telegrafi.com