Ronaldo u prezantua si 'agjent' në ditën e parë të De Ligtit te Juventusi

21 Korrik 2019

Matthijse de Ligt ka zbuluar për pritjen që mori nga lojtarët e Juventusit, veçanërisht për atë të Cristiano Ronaldos.

Mbrojtësi 19-vjeçar e kompletoi kalimin te Zonja e Vjetër nga Juventusi në këtë javë, derisa ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Mbrojtësi holandez e bëri paraqitjen e parë në fanellën e kampionit të Serie A-së, në humbjen 3-2 nga Tottenham Hotspur, ndërsa ka zbuluar fjalët e para që ia tha pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Cristiano Ronaldo dhe Matthijs de Ligt pas finales së Ligës së Kombeve (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

“Të gjithë më ndihmuan që të ndihesha mirë në ditën time të parë në skuadër. Cristiano Ronaldo përkujtoi shkurtimisht bisedën që kishim në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë De Ligt në një intervistë për Goal.com.

Holandezi ka zbuluar se portugezi i është prezantuar atij si “Agjenti Ronaldo”.

Mesfushori më pas mohoi se biseda e Ronaldos me të në Ligën e Kombeve bëri një ndikim në vendimin e tij për t’u bashkuar me Juventusin.

Lexo po ashtu: Sarri, De Ligt e Rabiot e nisin me humbje aventurën te Juventusi, mposhten nga Tottenhami

“Jo, atëherë kisha bërë tashmë zgjedhjen time në kokën time”.

“Por sigurisht që ishte mirë ajo që tha Ronaldo dhe është e madhe që të mund të stërvitem dhe të luaj me të”, ka shtuar më tej De Ligt. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan