Ronaldo vendos më në fund, ja çfarë ka bërë portugezi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
29 Prill 2018 13:43

Cristiano Ronaldo, më në fund ka shpallur një fejesë zyrtare. E dashura e tij, Georgina Rodriguez ka zbuluar në profilin e saj “Instagram”  unazën e fjesës, me një gur diamond-encrusted, që partneri i saj i ka vendosur në gisht. Megjithatë, mediat spanjolle që nuk është e sigurtë nëse eshtë e fejesës apo jo, megjithatë reagimi i modeles me origjinë argjentinase duket që ka të bëjë me një celebrim dashurie. Thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë në mediat sociale, që çifti të ketë festuar mbrëmjen e djeshme fejesën e tyre. Unaza vjen disa muaj pas lindjes së fëmijës së tyre të parë, vajzës së vogël që lindi më 12 nëntor të 2017-ës, Alana Martina. 24-vjeçarja postoi një video në profilin e saj në “Instagram” ndërsa shfaqi unazën e saj e ulur në vendin e pasagjerit pranë ish-sulmuesit të Manchester United, ku shkëmbeu edhe një puthje me CR7-ën.

“Pranë personit tim të preferuar”- shkruante ajo karshi videos.

Menjëherë pas këtij postimi, komentet kanë qenë të shumta, ku disa prej fansave shkruante “Më në fund ka ndodhur, me siguri janë fejuar, apo jo”, ndërsa një tjetër ndihej i lumtur që Ronaldo më në fund gjeti shpirtin e tij binjak.

Pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë” dhe Georgina janë së bashku që nga viti 2016-të, ku u panë bashkë në Paris dhe më pas e shpallën lidhjen publike. Ronaldo ka katër fëmijë, Cristiano Junior, binjakët që erdhën në jetë gjatë verës së 2017-ës, Eva, Mateo dhe vajzën e vogël, Alana Martina që e ka nga romanca që vazhdon me të dashurën e saj aktuale. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike