Ronaldo: Zidane më bënte të ndihesha i veçantë

12 Gusht 2019

Cristiano Ronaldo ka folur edhe një herë për kohën sa ishte te Real Madridi së bashku me Zindeine Zidanen.

Ylli portugez ka thënë se trajneri francez e bënte të ndihej shumë të veçantë dhe se vetëm ai e dinte që pesë herë fituesi i Topit të Artë mund ta bënte diferencën në fushë.

“Ai (Zidane) më bënte të ndihem i veçantë. Më ka ndihmuar shumë. Në kohë sa ishim së bashku kemi ndihmuar njëri tjetrin në qëllimet tona”, ka thënë Ronaldo.

Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

“Unë u bëra një fans edhe më i madh i tij kur ai u bë trajner. Zidane e dinte se kush mund ta bënte diferencën në çdo ndeshje dhe vlerësonte lojtarët punëtor”, ka shtuar më tej 34-vjeçari.

Lexo po ashtu: Ronaldo thotë se festimi i tij ikonik ‘Sii’ ka lindur kundër Chelseat

Ronaldo u largua në verën e kaluar nga Real Madridi për një shumë rreth 110 milionë euro në drejtim të Juventsit, duke i befasuar të gjithë futbolldashësit.

Portugezi bëri 311 paraqitje në La Liga me Los Blancos duke arritur të shënonte 450 gola, e që është golashënuesi më i mirë në histori të klubit mbretëror. /Telegrafi/

www.telegrafi.com