Ronaldos do t'i pëlqejë se si tifozët e Man Utd e ngacmuan Messin në Old Trafford

10 Prill 2019

Manchester Unitedi u dashtë të pajtohej me një humbje 0-1 ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Lionel Messi në këtë ndeshje luajti për 90 minuta, por nuk arriti të tregojë diçka nga madhështia e tij.

Duke ditur se rivali më i madh i argjentinasit në vitet e fundit është Cristiano Ronaldo, i cili ishte pjesë e Djajve të Kuq për gjashtë sezone, tifozët vendas nuk harruan të ngacmojnë yllin e Barçës.

Lexo po ashtu: Messi gjakoset pas ndërhyrjes nga Smalling

Ata gjatë ndeshjes kënduan në korë ‘Viva Ronaldo’, që në shqipe i bie “Le të rrojë Ronaldo”.

Aktualisht CR7 është pjesë e Juventusit, ku edhe te Zonja e Vjetër po vazhdon shkëlqimin si në Serie A, ashtu edhe në LK.

Ndeshja e kthimit mes Man Utd dhe Barcelonës është me 16 prill në Camp Nou. /Telegrafi/

www.telegrafi.com