Rrëfehet Benzema, nga nata në burg dhe pse nuk e këndon himnin

Karim Benzema në një intervistë të dhënë për revistën “Vanity Fair”, ka analizuar aspektet e jetës së tij personale dhe ato sportive. Lidhur me kritikat që ka marrë gjatë këtij sezoni, sulmuesi francez nuk e kurseu një përgjigje edhe për ata.

“Lojtarët e mëdhenj gjithmonë na kritikojnë, ne shesim gazetat. Nëse unë bëj një lojë të keqe, nuk kam nevojë të lexoj shtypin për t’a ditur një gjë të tillë. Unë luaj për të ndihmuar shokët e mi dhe për të fituar gjithçka, nuk më intereson nëse del emri im në gazetë apo jo. Kjo nuk do të thotë asgjë për mua ”- ka thënë lojtari.

30-vjeçari ka kujtuar më tej edhe natën që kaloi në burg për rastin Valbuena.

“Pasi kalova një natë në burg, u ktheva shumë i trishtuar. Presidenti (Florentino Perez) më ka pritur dhe më ka ofruar mbështetjen e tij. Ka qenë më ua në kohë të mira dhe të vështira, është si familja ime”- ka thënë ylli i “Tre Gjelave”.

Jeta personale

“Kur isha 23-vjeç, kuptova që duhej të isha më i disiplinuar ose përndryshe të kthehesha në Francë. Të mos ha çdo ushqim që më pëlqen, është sakrifica më e madhe që kam bërë deri më tani”.

Himni i Francës

“Nëse e dëgjojmë himnin tonë (Marsellesa), bën thirrje për të shkuar në luftë dhe mua nuk më pëlqen kjo gjë”- ka thënë sulmuesi i Real Madrid. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan