Rrëfehet Burdisso: Prej Messit humba kombëtaren

17 Korrik 2018

Kur e gjithë bota e futbollit tregon me gisht Lionel Messi-n si një nga shkaktarët e dështimit të Argjentinës në Botërorin e Rusisë, vjen edhe një goditje nga ish-shoku i skuadrës në kombëtare, Nicolas Burdisso. Ky i fundit tregon se pas Kupa së Amerikës në vitin 2011 nuk është thirrur më në kombëtare për shkak të Messi-t.

Nicolas Burdisso zbulon se ai ka pasur “një konfrontim fizik në dhomën e zhveshjes” me Lionel Messi-n kur luante te Argjentina. Mbrojtës 37-vjeçar që ka shpenzuar pjesën më të madhe të karrierës së tij duke luajtur në Itali për ekipe si: Inter, Roma, Genoa dhe Torino ndërkohë që tani është një agjent i lirë.

Pjesëmarrja e tij në kombëtaren argjentinase u ndërpre pas edicionit të Kupës së Amerikës në vitin 2011. “Ne patëm një konfrontim fizik në dhomën e zhveshjes”, u shpreh Burdisso për “Telefe” në Argjentinë.

“Nuk mendoj se unë isha i vetmi që i kisha bërtitur atij, por janë gjëra që ndodhin në dhomën e zhveshjes. Padyshim, atë kohë shkuam mbi limite. Ne e kishim argumentuar në fushë, sepse ai donte topin dhe unë u mundova të pasoja tek ai, por nuk munda ta bëja saktësisht. Ai u nxeh rreth lojës, unë për situatën”.

“Ne ecëm së bashku drejt dhomës së zhveshjes dhe e pashë që ai po vinte drejt meje, e prita atë. Aty patëm një konfrontim fizike dhe më pas u ndamë. Këto gjëra ndodhin në futboll. Lionel ka një personalitet të fortë ashtu siç e kam dhe unë. Por çdo gjë u mbyll mirë”. Burdisso ka regjistruar 49 ndeshje me Argjentinën, por asnjë pas nëntorit të vitit 2011. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan