Rrëfehet Ze Maria: nga problemet e Tiranës te opinioni i italianëve për Shqipërinë

Ish-trajneri i Tiranës, Ze Maria,  pas largimit nga bardheblutë ka dhënë një intervistë për “RTSH” ku ka folur për gjithçka që përjetoi gjatë një viti e gjysmë në kryeqytet. Ai zbuloi tre trajnerët më të mirë, si dhe foli për raportin me tifozët.

“Shpresoj të jetë intervista e fundit. Do të më mungojë Tirana se është qytet që më pëlqen shumë. Akoma nuk  e kam njohur plotësisht se nuk kam pasur shumë kohë. Ishte ndryshim radikal nga safari i Afrikës në safarin e Shqipërisë, janë dy vende të ndryshme nga Nairobi te Tirana. Ka qenë një eksperiencë e bukur, për mua ishte e vështirë të vija këtu. Në Itali nuk flisnin mirë për vendin tuaj, por kam ndryshuar opinion. Kam gjetur këtu njerëz të mirë që ke dëshirë të flasësh dhe të rrish me ta. Ishte krejtësisht ndryshe me çfarë kisha dëgjuar. Ishte pak e vështirë për fëmijët e mi dhe bashkëshorten për hir të gjuhës, por në Shqipëri flasin dhe italisht dhe nuk është shumë problem. Te Tirana gjeta pasionin e tifozëve dhe kjo më pëlqen, për këtë arsye identifikohem me Tiranen”, tha Ze Maria.

Problemet – “Kam punuar si trajner dhe si futbollist në shumë ekipe. Të gjithë klubet kanë probleme por më e rëndësishme është që njerëzit të duan t’i zgjidhin këto probleme. Këtu kam hasur vështirësi në këtë drejtim, nuk është gjithnjë faji i presidentit por edhe i njerëzve që punojnë me të, të cilët ndonjëherë i shtojnë këto vështirësi. Një vit para se të vija te Tirana, më ka marrë i njëjti person që më solli këtu. Më tha të trajnoja një ekip të madh, unë kisha një projekt në Kenia dhe i thashë jo. Më pas pranova të vija te Tirana, pas shumë instimeve të tij. Pashë historinë e Tiranës dhe më pëlqeu ajo që pashë”.

Çfarë nuk funksionoi? – “Nuk e di se çfarë ndryshoi, unë punova njëlloj si një vit më parë, me të njëjtën dëshirë e seriozitet për t’u rritur si trajner dhe për të fituar çdo gjë. Vazhdova të punoja me të njëjtin ritëm, Kategoria Superiore është më e rëndësishmja, por kur fillon kompeticioni të gjithë të vënë si detyrë të fitosh ndeshjen. Nuk funksionon kështu, duhet të bëhemi bashkë për klubin, jo për veten. Kjo ka qenë gjë negative këtë vit”.

Derbi – “Derbi nuk ka qenë momenti më i vështirë në këtë vit se për mua çdo ndeshje vlen tre pikë, në këtë ndeshje nuk ke nevojë të vësh presion mbi lojtarët se i dëmton, derbi është përballja më e thjeshtë për të karikuar lojtarët nga rëndësia. Pas tij presioni për të ikur u rrit, por isha më i qetë në punën time. Mes meje si trajner dhe tifozerisë u krijua një marrëdhënie shumë e mirë. Ata e kanë parë mënyrën time të të punuarit, dëshirën për të vlerësuar çdo gjë. Ata janë tifozë të vërtetë të ngjyrave të Tiranës. Më vjen shumë keq nuk iu përgjigja me fitore me pikë dhe me sukses në derbi. Këtë vit doja t’i bëja ata të lumtur dhe krenar për këtë ekip”.

Trajnerët më të mirë – “Me asnjë trajner në Shqipëri nuk kam marrëdhënie të tjera përveçse se profesionale dhe ruaj respekt. Në botën e futbollin miqtë janë shumë pak. Për mua trajner i mirë është Orges Shehi i Skënderbeut, që sapo e ka nisur karrierën dhe po bën mirë. Është Ilir Daja që po punon te Flamurtari dhe po ashtu trajneri i Partizanit që po bën gjëra të mira dhe janë këta të 3 që mund të ndryshojnë gjërat këtu”.

Marrdhënia me lojtarët – “Nuk munda ta ndryshoja dot futbollin këtu. Kur unë isha futbollist nuk kam pasur asnjëherë marrëdhënie të afërt me trajnerët. Miqësia nganjëherë ngatërrohet dhe unë kam mbajtur distancë me ta, për të mos komplikuar gjërat. Unë kisha stafin tim që ishin afër lojtarëve dhe më thonin gjërat. Dera ime ka qenë e hapur gjithnjë për futbollistët. Kur gjërat nuk ecin mirë kërkojnë justifikimet. Nuk ka qenë një problem komunikimi, po kalonin një moment të vështirë dhe u tha pikërisht kështu”.

Formacioni – “Unë doja të kisha formacionin  më të mirë në fushë dhe bëra ndryshime. Kam folur dhe me kapitenin. Për mua janë të gjithë njësoj. Të gjithë meritojnë të luajnë. Nuk kisha asgjë as me Karabecin, e as me ndonjë lojtar tjetër. I dhashë mundësinë të gjithëve që të më tregonin e se mund të luanin. Nuk dua të të mendoj që ata kanë qenë kundër meje, sepse kjo nuk është profesionale. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ata nuk mund të veshin këto ngjyra, pasi është mungesë serioziteti. Të punosh kundër trajnerit është si të punosh kundër shokëve tënd, kundër klubit tënd”.

Situata te Tirana – “Tiranës i duhet të ndryshojë disa gjëra. Trajneri i pari dhe më pas disa lojtarë, për të përmirësuar situatën. Unë ika dhe kjo është e drejtë sepse nuk mund të ndryshosh 10 lojtarë. Gabimi ishte i imi. Dua t’iu them lojtarëve që të japin çdo gjë në fushë sepse janë të aftë për të bërë çdo gjë që të ndryshojë situata, për t’i falur kënaqësi vetes dhe njerëzve që janë rreth klubit. Nëse gjërat bëhen mirë, mund të shkojnë shumë larg. Unë do të kthehem në Itali për të analizuar disa propozime për punë dhe do t’iu them kur të kem një emër konkret. Ka qenë kënaqësi të punoj me ju dhe me të gjithë njerëzit që më kanë falur kënaqësi. Shpresoj që një ditë të shihemi sërish”. /EDS/

*******************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan