Rrëfimi i Calhanoglu: Si më ndihmoi Gattuso dhe problemet te Milani

Hakan Calhanoglu ishte një nga afrimet e verës te Milani. Mesfushori turko-gjerman tregon se si ka nisur aventura e tij te kuqezinjtë, një klub me histori të madhe dhe që normalisht ai është ndjerë mirë kur e kanë kërkuar. Fillimi nuk ka qenë i lehtë dhe gjuha ka qenë një nga problemet kryesore. E ka vuajtur shumë gjatë periudhës kur ekipi drejtohej nga Montella, gjë që e thotë në intervistën e tij të dhënë për “Forza Milan”.

“Gjëja e parë që mund të them është se pas skualifikimit të katër muajve unë kisha nevojë të luaja pak për të marrë një gjendje të mirë fizike. Por, nëse nuk komunikon është e vështirë. Montella nuk ka folur anglisht, por vetëm italisht. Sigurisht e njoh futbollin, unë e di çfarë pozicioni duhet të mbaj në fushë dhe se si të sillem. Gjithashtu është e rëndësishme të ndjesh mbështetjen e një trajner, i cili edhe bisedon me mua. Gattuso më dha shumë besim, sepse më ndihmoi dhe komunikonte shumë. Më thoshte gjithmonë të jem i lirë dhe të luaj futbollin tim. Besonte në cilësitë që unë kam dhe duke bërë atë që di më mirë vijnë edhe rezultatet”, thotë Calhanoglu.

Pyetja tjetër është ajo e përhershmja: Sa ndryshon futbolli italian me atë gjerman. Standarte dhe përgjigja mesfushorit është: “Të gjithë ma bëjnë këtë pyetje (qesh). Nuk shoh dallime të mëdha, por në Itali janë më të kujdesshëm në mbrojtje, bëhet shumë taktikë. Në Gjermani të gjitha ekipet luajnë futbollin e tyre, ndërsa në Itali kur një ekip kalon në avantazh mbyllet në mbrojtje. Është shumë e vështirë të luash këtu, është një futboll shumë inteligjent. Në Bundesliga ka shumë lojtarë të rinj dhe mund të shihni veprime sulmuese, kurse këtu sheh lojtarë me përvojë, agresivë dhe të zgjuar”.

Kur erdhi te Milani gjeti edhe Rodriguez, që kishte lënë Wolfsburg-un për t’u transferuar në Itali, ndërkohë që me gjuhën më së shumti e ka ndihmuar Borini. “Në fillim Rodriguez më ndihmoi shumë, sepse ai di gjermanisht, por nuk flet shumë mirë italisht. Fabio Borini më ndihmoi më shumë me gjuhën italiane. Shoku? Kam kaluar më shumë kohë në hotel me Conti-n dhe këto ditë i kam uruar të lërë sa më shpejt pas dëmtimin”, ka deklaruar Calhanoglu. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan