Rregulla të reja, detyrim që nga gara e parë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 20:29
Sistemi i mbrojtjes do të jetë i vendosur në të gjitha sesionet

Rregulla të reja për të tre klaset e MotoGP për një kampionat edhe më të sigurt: duke nisur nga sezoni 2018, do të jenë të detyruara për pilotët vendosja e airbag. Sistemi i mbrojtjes do të jetë i vendosur në të gjitha sesionet, përjashtim bëjnë vetëm pistat e vështira dhe zëvendësimet ku vetëm në dy GP e para nuk do ta përdorin. Pas saj skadon periudha e tolerancës dhe gjithçka do të kthehet në detyrim.

Rregullat e reja të MotoGP përcaktojnë se kjo mbrojtje e re për pilotët duhet të mbulojë të paktën shpatullat, klavikulat dhe pjesërisht ose krejtësisht shpinën. Mbulimi i tërë hapësirës së pasme duhet të jetë i lidhur me atë të tërë shtyllës kurrizore. Tolerohen dallimet e vogla te airbag, duke pasur parasysh diversitetin e strukturës fizike të secilit shofer, por secili prodhues duhet të ndjekë një linjë të përbashkët për prodhimin.

Së fundi, asnjë sistem mbrojtës nuk duhet të integrohet me motorin dhe duhet të aktivizohet pa marrë parasysh pozicionin në shalë. Për më tepër, çdo prodhues do të duhet të vërtetojë sistemin e tij zyrtarisht pasi të jetë testuar në teste specifike. /EDS/