Rrënimi i kompleksit olimpik ''Pekin 2008'', ja gjendja e mjerueshme

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
6 Gusht 2018 16:36

Kanë kaluar dhjetë vjet që nga Lojërat e mrekullueshme Olimpike të Pekin-it dhe koha nuk ka qenë bujare me ato stadiume që dikur mahnitnin këdo. Në atë kohë, Kina bëri një shfaqje të pabesueshme për të gjithë botën falë një kombinimi të arkitekturës dhe organizimit të shkëlqyer.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Count Rogge e përshkroi stadiumin kombëtar të Pekinit si “një nga mrekullitë e reja të botës” dhe si “vendin ideal për një ceremoni të mahnitshme inauguruese”. Por pavarësisht shkëlqimit në vitin 2008, një dekadë më vonë shfaqja merr një kthesë paksa të zymtë, pasi arenat e përdorura në Lojërat e Pekinit janë të rrënuara, të braktisura dhe të harruara.  Parqet ujore janë tharë tërësisht dhe ndodhen në rrënim absolut. Aty ku dikur luhej volejboll plazhi, tashmë është një vend plot me ndryshk dhe duket më shumë si një xhungël.

Ndërkohë që stadiumi mbresëlënës ''Foleja e Zogut'' është ende në përdorim edhe në ditët e sotme dhe është e vetmja gjë që funksionon. Në fakt, arena prej 91,000 vendesh është planifikuar të luajë rolin kryesor në ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore 2022.

Sidoqoftë, Kina nuk është i vetmi vend organizator që ka hasur probleme pas Olimpiadës, pasi Rio De Janeiro ka një fat të ngjashëm. Në Brazil, një numër i madh i stadiumeve janë gjithashtu në gjendje të keqe - U deshën vetëm gjashtë muaj që arenat e Rio-s të përfundonin të braktisura, të harruara ... tani duhet pritur se si do ta përballojë Tokyo periudhën post-olimpike në vitin 2020. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike