Rugani nuk grumbullohet nga Juventusi, pritet zyrtarizimi i tij te Roma

24 Gusht 2019

Daniele Rugani nuk është grumbulluar për ndeshjen e parë të Serie A.

Qendërmbrojtësi i Juventusit është në bisedime të avancuara për tu transferuar te Roma.

Kësisoj Juventus ka vendosur që mos ta grumbulloj Ruganin për ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Parmës.

Kampionët në fuqi nuk kanë dashur të rrezikojnë me lojtarin i cili pritet t’i bashkohet gjatë orëve të ardhshme Romës.

25-vjeçari pritet të huazohet te Roma për pesë milionë euro, ndërsa Giallorosët do të kenë detyrim blerjen e tij për 25 milionë euro të tjera në fund të sezonit.

Për Ruganin interesim kishin shprehur edhe Arsenali dhe Barcelona. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan