Ruiz i tunduar nga mundësia për t’iu bashkuar Realit

08 Nëntor 2019

Fabian Ruiz është njëri nga futbollistët më të kërkuar momentalisht në Evropë.

Mesfushori spanjoll është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij Napoli.

E falë formës së mirë, Ruiz është bërë objektiv i skuadrave më të mëdha evropiane që po i duan shërbimet e tij.

Real Madrid dhe Barcelona janë dy skuadrat e mëdha spanjolle që kanë shprehur interesim për ta rikthyer lojtarin në Spanjë.

Fabian Ruiz. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Mediat italiane kanë zbuluar se Ruiz është i tunduar nga mundësia për t’iu bashkuar Realit dhe e sheh si skuadrën favorite për të nënshkruar.

Por problemi më i madh mbetet shuma prej 120 milionë eurove që Napoli kërkon për ta lënë të lirë atë.

Gjithsesi përveç dy skuadrave të mëdha spanjolle, Ruiz është objektiv edhe i dy skuadrave nga Manchesteri si dhe Juventusit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com