Rummenigge konfirmon interesimin e Bayernit për Sane

07 Shkurt 2020

Kryetari ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se janë të interesuar për yllin e Manchester Cityt, Leroy Sane, por po e presin afatin kalimtar të verës.

Rummenigge ka folur hapur për interesimin e Bavarezëve për reprezentuesin gjerman.

“Nuk dua të them asgjë për lojtarët që janë nën kontratë me klube të tjera ose të shkaktojë konflikt me Manchester Cityn”, ka thënë fillimisht Rummenigge.

Lexo po ashtu: Sane ende e dëshiron kalimin te Bayerni

“Do të ketë një afat kalimtar transferimi, por ne nuk kemi pse ta finalizojmë atë në shkurt. Ne do të duhet të jemi të durueshëm”.

“Një interesim për Leroy Sane? Nuk dua ta mohoj ose ta konfirmoj atë”.

Lexo po ashtu: Sane kërkohet nga Juventusi

“Ne do të bëjmë punën tonë dhe jam i sigurt se do të kemi një ekip shumë konkurrues në fushë sezonin e ardhshëm”, përfundoi i pari i Bayernit.

Për lojtarin thuhet se interesim ka shprehur edhe gjiganti italian, Juventusi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com