Rummenigge ”sponsorizon” një emër të madh për ”revolucionin” gjerman

Eliminimi i Gjermanisë për herë të parë në histori që në fazën e grupeve të Kupës së Botës duket se nuk është harruar ende nga një prej figurave më të fuqishme të futbollit gjerman, administratorit të Bayern Munchen Karl-Heinze Rummenigge.

Në një deklaratë të fundit, Kalle ka sulmuar Federatën Gjermane të Futbollit pikërisht për këtë, kalimin e këtij eliminimi të turpshëm pa shumë bujë, duke u kufizuar vetëm te kritikat ndaj Mesut Ozil në lidhje me fotot e realizuara me presidentin turk Erdogan.

“Jam i çoroditur dhe i befasuar se si federate po e përballon këtë krizë pas Botërorit. Aty punojnë dhe drejtojnë njerëz amatorë që nuk kanë fare njohuri nga bota e futbollit. Mungojnë personazhe shumë të rëndësishëm të aftë që të administrojnë në mënyrë profesionale këtë situatë”, ka thënë per mediet gjermane Rummenigge, dy herë nënkampion bote me Gjermanië në vitet 1982 dhe 1986.

“Në Rusi, në pak javë ia kanë dalë që ta shfrytëzojnë për mirë teknologjinë me sistemin VAR, ndërsa në kampionatin gjerman brenda një viti kanë arritur vetëm të krijojnë më shumë konfuzion”.

Por ish-lojtari i Bayern e Inter ndryshon ton kur pyetet për trajnerin, “arkitektin” e kësaj disfate në fushë. “Joachim Low duhet të qendrojë pajetër, sepse ka bërë një punë të jashtëzakonshme në këto 12 vjet që drejton. Me të Gjermania ka arritur 7 herë në gjysmëfinalet e një turneu të madh dhe ka fituar edhe një Botëror”, u shpreh Rummenigge.

Dhe për të ndryshuar gjërat në majë, drejtuesi bavarez ka në mendje një tjetër emër të madh të futbollit gjerman. “Mendoj që Philipp Lahm dhe këshilltari i tij Roman Grill janë një dysh e përkryer për të drejtuar Federatën Gjermane të Futbollit. Lahm ka cilësitë për të punuar në poste të tilla dhe mund të jetë një zgjidhje e rëndësishme për të risjellë edhe shumë profesionalizëm në atë institucion”/EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan