Rummenigge thotë se Bayerni nuk do ta marrë Allegrin: Do të vazhdojmë gjatë me Kovacin

24 Maj 2019

Massimiliano Allegri do të largohet nga Juventusi pas ndeshjes së fundit në Serie A që do ta zhvilloj në udhëtim te Sampdoria.

Mediat italiane dhe ato gjermane kishin raportuar se Allegri mund ta marr drejtimin e kampionëve të Gjermanisë, Bayern Munich.

Por ka qenë njëri nga drejtuesit më të lartë të Bayernit, Karl Heinz Rummenigge që ka hedhur poshtë këtë mundësi.

“Nuk do të marrim trajner tjetër, Kovac do të jetë trajneri ynë edhe sezonin tjetër”.

Niko Kovac. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

“Kovac asnjëherë nuk ka qenë temë diskutimi për ta larguar, do të qëndrojë gjatë”, tha Rummenigge që kësisoj ka hedhur poshtë Allegrin për ta marrë drejtimin e Bayernit.

Krejt në fund legjenda gjermane ka konfirmuar se Bayerni po tenton transferimin e Leroy Sanes.

Foto: (GettyImages/Guliver)

“Jemi duke provuar për transferimin e Sanes, do të bëjmë gjithçka, por të shohim se çfarë do të ndodh”, u shpreh Rummenigge. /Telegrafi/

www.telegrafi.com