Rumunët speciale për Partizanin: Ekipi i ushtrisë që i mbijetoi rënies së regjimit!

Ekipi i Partizanit është një ndër skuadrat më të titulluara në Shqipëri. Të kuqtë janë fitues të 15 titujve kampion. E shkuara e Partizanit, e cila dashje pa dashje është lidhur me regjimin komunist, ka bërë jehonë edhe në mediat rumune.  

Një ndër mediat online më prestigjioze në Rumani, “Prosport.ro”, i ka kushtuar një speciale themelimit, krijimit dhe problemeve që kanë kaluar “demat” përgjatë viteve. Më të detajuar kanë qenë të dhënat pas rënies së regjimit komunist.

Në shkrimin e rumunëve, Partizani trajtohet si një ekip që ka pasur mbështetjen e ushtrisë komuniste të kohës dhe bëhet paralelizmi midis ekipit të Partizanit dhe rasteve të ekipeve të ndryshme rumune që janë mbështetur nga regjimi i kohës që kanë qeverisur dy shtetet tanë.

Trajneri Sulejman Starova (62). Ai ka trajnuar vetëm në Shqipëri dhe zëvendësoi Marc Iuliano, ish-lojtari i Juventus-it dhe mbrojtës i kombëtares  italiane Top 3 lojtarë: Alban Hoxha (portieri 600,000 euro), Arbnor Fejzullahu (mbrojtësi i djathtë, 475,000 euro) dhe Idriz Batha (mesfushori qendror, kapiten dhjetë, 400,000). Të tre janë shqiptar”, – shkruajnë rumunët për situatën aktuale të “demave”.

Më poshtë, tregohet edhe historia e themelimit të klubit të kuq ku dhe bëhet lidhja me ushtrinë e kohës.

“Partizani u themelua më 4 shkurt 1946, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe në të njëjtën kohë me çlirimin e Shqipërisë. Megjithatë, nuk ishte klubi i parë ushtarak, megjithatë, një vit para se të niste pjesëmarrjen në divizionin e parë dy ekipe të divizioneve të ushtrisë: Ylli Shkodër dhe Liria Korçë ishin formuar, por pas një viti lojtarët më të mirë kaluan te Partizani”.

Më tej shpjegohet edhe marrja e emrit “Partizani” dhe arsyeja se pse “demat” u quajtën në këtë mënyrë.

“Për nder të partizanëve shqiptarë, autoritetet vendosën që klubi të quhej Partizani. Duke qenë gjithmonë i mbështetur nga ushtria, ai do të ishte ndër protagonistët e kampionatit shqiptar, duke pasur rivalitet me Dinamon dhe Sk Tiranën (17 Nëntorin)”.

Më pas shkrimi flet edhe për historinë post-komuniste të klubit, kalimin e klubit nga Albert Xhani e deri te Gaz Demi. Një histori e cila trajtohet me detaje nga portali rumun “Prosport.ro”, pa harruar edhe problemet e kryeqytetasve ndër vite. /EDS/