Rusi 2018/ Arbitrat e botërorit duhet të kenë një cilësi të veçantë

14 Prill 2018

Arbitrat të cilët do të gjykojnë takimet në kampionatin botëror Rusi 2018 duhet që të jenë të zotët që të dallojnë episodet raciste. Për të gjithë ata të cilët kanë probleme që ta kryejnë këtë detyrë, FIFA do t’u mundësojë trajnime të veçanta.

Aq serioze është çështja e racizmit para kompeticionit numër 1 të futbollit në planet sa në ndihmë të gjyqtarëve, do të jenë edhe vëzhgues anti-diskriminim. Ata do të jenë të pranishëm në të gjitha takimet, madje edhe në sfidën hapëse të botërorit Rusi 2018 kundër Arabisë Saudite në Moskë më 14 qershor.

Alarmi ra pas takimit miqësor të luajtur në Shën Petersburg Rusi-Francë, ku futbollistë si Paul Poba dhe shokët e tjerë të kombëtares me ngjyrë u bënë pre e sulmeve dhe thirrjeve raciste.

Duket se institucioni numër 1 i futbollit botëror ka nxjerrë mësime nga Kupa e fundit e Botës, e cila u zhvillua në Brazil. Aty pavarësisht episodeve me sfond racist nuk u morën masa dhe kjo solli reagime dhe kritika të ashpra. Arbitrat do të veprojnë bazuar në një sistem me tri hapa nëse ndodh ndonjë incident diskriminues gjatë një takimi.

Pikë së pari, ata do të kenë fuqinë që ta ndërpresin ndeshjen dhe të vendosnin një thirrje publike brenda stadiumit ku do të kërkojnë që çdo sjelle ofenduese të ndalet.  Nëse kjo vazhdon, ata do të kenë të drejtën që ta ndalojnë lojën derisa abuzimi të ndalet. Ndërkohë që nëse situata problematike vazhdon, atëherë ata kanë të drejtë që ta ndalin përfundimisht takimin.

Botërori në Rusi pritet që të sjellë situata të pakëndshme. Kjo për shkak të paralajmërimeve që huliganët rusë kanë bërë se ata do të bëjnë gjithçka që t’ua prishin festën grupimeve të tifozerive të tjera. Përveç kësaj, jo pak herë tifozët rusë kanë qenë protagonistë të sjelljeve raciste. Për më tepër që FIFA kërkon të shmangë çdolloj abuzimi edhe nga tifozeritë e vendeve të tjera. Kështu personat problematikë janë paralajmëruar. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan